“Tifozët t’i besojnë Fonsekës”, rrëfimi i Antonio Mirantes: Leaos i mungon vetëm uria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 22:23

“Tifozët t’i besojnë Fonsekës”, rrëfimi i Antonio Mirantes: Leaos i mungon vetëm uria

Gjatë një interviste në “RDS”, Antonio Mirante i dha një tjetër lamtumirë Milanit, teksa prezantoi Paulo Fonsekën me tifozët milanistë që aq shumë po e kontestojnë në ditët e fundit.

ac-milan-v-juventus-fc-serie-a-tim-13

Portugezi është një hap larg nënshkrimit të një marrëveshjeje dyvjeçare me kuqezinjtë dhe sipas portierit meriton besimin e ambientit.

Si do ta gjykonit sezonin që sapo ka përfunduar?

Ndeshjet kundër Romës në Ligën e Europës ishin zhgënjyese në krahasim me atë që prisnim. Ishte një zhgënjim për të gjithë.

Si u përjetua largimi i Piolit?

Piolin e kisha përballur disa herë si kundërshtar në skuadrat ku kam luajtur, por nuk e njihja personalisht. Ai solli energji dhe mentalitetin e duhur për të kërkuar fitoren, na mësoi mënyrën e duhur për të luajtur ndeshjet dhe si të trajnojmë ekipin. Kjo ishte e rëndësishme që shumë prej nesh të kthenim kthesën. Kjo vlen për shumë individë, por veçanërisht për ekipin. Viti i titullit ishte ai që solli një pikë kthese për lojtarët, klubet dhe tifozët. Ai vit ishte vendimtar për të gjithë: për ne dhe për të.

Si do ta prezantonit Fonsekën me tifozët e rinj?

Ai është një trajner që i pëlqen të luajë futboll sulmues dhe ka një qasje të mirë me të rinjtë. E kam pasur për dy vjet në Romë, me të gjitha problemet që lidhen me atë periudhë në atë vend dhe për mendimin tim, pavarësisht gjithçkaje, bëri mirë.

Është pragmatik dhe ambicioz. Milani është një klub që synon të fitojë, objektivat janë të rëndësishëm dhe prandaj Fonseka (apo kushdo që do të marrë përsipër) do të ketë përgjegjësi të mëdha të trashëguara nga Pioli.

Pra i duhet besuar Ibrës dhe drejtuesve të tjerë…

Ka futbollistë si Ibra që kanë një karizëm dhe një atmosferë që i paraprin. Ai është një djalë super i zgjuar që e kupton futbollin. Na u afrua me shumë përulësi dhe përgjegjësi, deri vonë luajti me ne. Kam ndjesinë se është shumë kompetent edhe nëse nuk e di dinamikën e rolit që po mbulon.

Si ju është dukur Leao me numrin 10?

Atij i mungon pak uria dhe vazhdimësia, por ja që duhet të mos jetë i kënaqur kur luan ndeshje të jashtëzakonshme si kundër PSG-së. Mendoj se kjo është e vetmja gjë që i mungon, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Sipas jush cilët janë portierët më të fortë në qarkullim?

Menja dhe Donaruma janë shumë të fortë, të ndryshëm, por me talent të madh. Xhixho është pasuri e Italisë dhe me siguri do të jetë për shumë kohë. Majk është një profesionist i jashtëzakonshëm, një portier total që është i destinuar të përmirësohet edhe më tej në vitet e ardhshme. Ai përcjell siguri dhe kjo cilësi është thelbësore për rolin e tij.

Ju do ta mbyllni karrierën?

Po reflektoj pasi ndihem ende mirë, por varet nga projekti. Me siguri që nuk do ta zgjas si Bufoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"