Tifozët shkodranë “ngushëllohen” me Vllazninë U-21/ Kuqeblutë e Plorit ngrenë trofeun në “Loro Boriçi” 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:58

Tifozët shkodranë “ngushëllohen” me Vllazninë U-21/ Kuqeblutë e Plorit ngrenë trofeun në “Loro Boriçi” 

Shkodra duket se është “ngushëlluar” këtë sezon me skuadrën U-21 të Vllaznisë, që  arriti të shpallej kampion pasi u rendit në vendin e parë të kampionatit me 45 pikë të grumbulluara në 27 javë.  

Vllaznia U21

Vllaznia, që kishte siguruar ndërkohë trofeun para finishit duke lënë pas Partizanin dhe Bylisin, luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të ekipit shkodran. 

Kuqeblutë triumfuan falë golit të Dulajt dhe autogolit të Gjinajt, teksa për bardheblutë golin e vetëm e realizoi Bala. Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF me ish-trajnerin e njohur shkodran, Agim Medja i dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet. 

 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"