“Tifozët janë arma jonë shtesë”, Levandovski në prag të duelit me Atletiko Madrid: Skuadër e fortë, por e mposhtim që në minutat e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 13:50

“Tifozët janë arma jonë shtesë”, Levandovski në prag të duelit me Atletiko Madrid: Skuadër e fortë, por e mposhtim që në minutat e para

Bomberi i Barcelonës, Robert Levandovski ka dashur të ndërgjegjësojë grupin pas rezultateve të “vakta”, teksa në La Liga kalendari ka rezervuar dy takime të vështira, duke nisur prej ditën së sotme me sfidën ndaj Atletiko Madrid.

levandovski

Polaku ka ndërtuar edhe strategjinë për ti “thyer” rivalët: “Rikthimi te fitorja pas barazimit të fundit në kampionat do na bëjë mirë jo vetëm në pikë, por edhe për anën psikologjike. Objektivi është i qartë, duhet të marrim 6 pikë në këto duele me Atletikon dhe Gironën. Zgjedhja e sfidës që në minuat e para është thelbësore për ndeshjen. Madrilenët janë tepër të fortë dhe krijimi i hapësirave në prapavijën e tyre mbetet një mision më vete, pa anashkaluar edhe sulmin e befasishëm. Gjithsesi, fakti që luajmë para tifozerisë sonë do të jetë arme shtesë në favorin tonë. Kundërshtarët e kanë treguar se nuk janë rastësisht të pozicionuar afër kreut. Sezoni është i gjatë dhe ne dëshirojmë të nisim serinë e fitoreve”, përfundoi Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"