Tifozët e Realit nuk e “falin” Mbapenë, duan Halandin përpara tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 0:26

Tifozët e Realit nuk e “falin” Mbapenë, duan Halandin përpara tij

Refuzimi që Kilië Mbape i bëri Realit të Madridit verën e kaluar, duke rinovuar me Paris SG-në vazhdon të peshojë në Madrid. bnbnddTifozët e Realit janë krisur me francezin dhe nëse do të ishte për ta, mes Halandit dhe Mbapesë, do të dëshironin që me skuadrën e tyre të zemrës të bashkohej sulmuesi aktual i Mançester Sitit. Kjo ka rezultuar nga sondazhi më i fundit i hedhur nga gazeta spanjolle “AS”. Të premten e kaluar kjo gazetë nisi një sondazh në faqen e saj në internet, ku pyetja që shtrohej për madrilenët ishte:

Me kë preferoni të nënshkruajë Reali i Madridit: Mbapenë apo Haalandin?

Përgjigja e fansave ka qenë e fortë dhe gati unanime. Sipas asaj çfarë ka bërë publike gazeta spanjolle në fjalë 82% e pothuajse 40,000 përdoruesve të anketuarve janë të prirë të përfshijnë sulmuesin e Sitit në skuadër, ndërsa ylli i PSG-së është i preferuari i 18% të votuesve. Si Mbape ashtu dhe Haland janë pjesë e listës së dëshirave të presidentit Florentino Perez.

Madje, mediat spanjolle besojnë se ai po punon për t’i sjellë të dy lojtarët në Madrid brenda vitit 2024. Çështja është se për momentin Mbape kushton më lirë se Halandi, me francezin që gjithnjë ka shprehur pëlqimin e tij për klubin e bardhë. Ndërsa për Halandin shifra që Reali duhet t’i paguajë Sitit llogaritet ndërmjet 220 dhe 240 milionë eurove, gjithnjë nëse Reali dëshiron ta finalizojë operacionin brenda vitit 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"