Tifozët duan mrekulli nga Shqipëria, ja me cilat grupe përplasen kuqezinjtë nëse shkojnë në fazën me eliminim direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 22:53

Tifozët duan mrekulli nga Shqipëria, ja me cilat grupe përplasen kuqezinjtë nëse shkojnë në fazën me eliminim direkt

Shanset e Shqipërisë për të kaluar grupin ë EURO 2024 nuk shihen si të larta pas shortit të sotëm që vendosi kuqezinjtë përballë emrave si Spanja, Itali e Kroacia, me shumë potencial e pretendime për të ecur përpara në një turne të tillë. Por mbështetësit kuqezi mendojnë se Shqipëria mund të bëjë mrekulli dhe vetë trajneri Silvinjo insistoi pas shortit se një gjë ë tillë është e mundur në ndeshje direkte që zgjatin 90 minuta e ku çdo gjë nis si e barabartë.

silvinjo

Por cilët janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë nëse ia del që të kalojë Grupin B ku bën pjesë?

UEFA ka një skemë të paracaktuar të fazës me eliminim direkt, që ka gjithsesi disa variacione në bazë të ekipeve që kualifikohen si të tretat më të mira nga grupet. Kjo bën jo fikse fatin e shumë skuadrave e përballjeve deri në momentet e fundit të fazës në grupe. Ndaj  ka këto variante për Shqipërinë dhe grupin e saj:

Nëse fiton Grupin B
Ndeshet më 30 qershor në orën 21:00 në Këln ndaj njërës nga skuadrat e treta që dalin në grupet A/D/E/F

Nëse del e dyta në Grupin B
Ndeshet më 29 qershor në orën 18:00 në Berlin ndaj skuadrës që del e dyta në Grupin A

Nëse del ndër 4 të tretat më të mira nga Grupi B
1. Ndeshet më 1 korrik në orën 21:00 në Frankfurt me fituesen e Grupit F
2. Ndeshet më 2 korrik në orën 18:00 në Mynih me fituesen e Grupit E

grupet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"