“Tifozët do të jenë ndihmë e madhe për ne”, Balaj në prag të duelit me Egnatian në Kupë: Japim maksimumin për të shkuar në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 11:54

“Tifozët do të jenë ndihmë e madhe për ne”, Balaj në prag të duelit me Egnatian në Kupë: Japim maksimumin për të shkuar në finale

Vllaznia do të presë nesër në “Loro Boriçi” Egnatian në ndeshjen e vlefshme për kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, kapiteni Bekim Balak ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

balaj

“Vijmë për të luajtur ndeshjen e dytë me Egnatian, kërkojmë të kthejmë rezultatin dhe të shkojmë në finale. Nuk mund të them që ka një shkak por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, por si unë dhe skuadra do të gjejmë forcat për të shkuar përpara. Nuk është e lehtë, Egnatia ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kampionatit, por në ndeshjen që kemi luajtur me ata në Shkodër kemi bërë shumë mirë. Nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh të cilët janë një ndihmë shumë e madhe. Kështu si ka shkuar kampionati të le përshtypjen sikur mund të zgjidhet me një ndeshje, por ka ende 4 ndeshje për tu mbyllur. Duhet të bëjmë maksimumin për tju marrë këtyre ndeshjeve. Do bëjmë çdo gjë të jetë e mundur dhe lojtarët që zëvendësojnë Hakaj dhe Stojanoviç e dinë peshën e fanellës. Dëshira është e madhe për të shënuar 3 gola, por e rëndësishme është fitorja, do provojmë cddo gjë me ndihmën e tifozëve dhe Zotit. Jam i bindur që këtë sezon pavarësisht luhatjave, mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe dhe ndihma e tyre është e domosdoshme”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"