Tiago Silva: Zhorzhinjo më befasoi për keq, unë nuk do të shkoja te rivali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 15:54

Tiago Silva: Zhorzhinjo më befasoi për keq, unë nuk do të shkoja te rivali

Tiago Silva njihet gjerësisht si në lider i vërtetë në repartindifensiv dhe këtë aspekt e ka shfaqur gjithmonë në çdo aventurë të karrierës së tij.

54

Së fundi ai ka folur rreth largimit të papritur nga ish-shoku i skuadrës, Zhorzhinjo, me të cilin nuk ndante vetëm fushën me blutë, por edhe më kombëtaren: “Të jem i drejtë nuk e prisja që miku im të largohej nga klubi, aq më tepër te një ekip rival i drejtpërdrejtë. E di që ai dëshironte të rrinte në Angli, si shkak i familjes, por kjo zgjedhje të krijon ndjesi të çuditshme. Unë nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë, aq më tepër kur rivaliteti këtu në Angli është tepër i madh. Është fakt se ne kemi humbur lider në mesfushë, por blerjet e reja mund ta kompensojnë”, përfundoi veterani brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"