Thyerja e rregullave i kushton 18 pikë, ish-skuadra e Armando Brojës zbret një kategori më poshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 23:55

Thyerja e rregullave i kushton 18 pikë, ish-skuadra e Armando Brojës zbret një kategori më poshtë

Skuadrës së ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja i janë hequr 18 pikë. Bëhet fjalë për Vitezen, skuadër e Eredivisies.

broja

Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se klubi nga Arnhemi ka marrë një dënim të rëndë prej -18 pikësh për shkak se nuk ka respektuar rregullat. Heqja e kaq shumë pikëve e zbret automatikisht skuadrën verdhezi në vendin e fundit në renditjen e Eredivisie me -1 pikë, që do të thotë se matematikisht kanë rënë në kategorinë e dytë.

Njoftimi zyrtar për shtyp nga KNV

“Komiteti i pavarur i licencimit i KNVB vendosi dënimin e Vitezes me heqjen e 18 pikëve. Klubi i Arnhemit e merr këtë dënim për shkak të mospërmbushjes së përsëritur të kërkesave të rregulloreve të licencimit, për një periudhë më të gjatë kohore. Masa e sanksionit është bazuar në ashpërsinë dhe shkallën e jashtëzakonshme të shkeljeve të sistemit të licencimit…”

Kujtojmë që gjatë sezonit 2020-2021, Broja shënoi 20 gola me fanellën e Vitezes, i huazuar nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"