Thriller në Rrogozhinë-Elbasan, tension për titullin / Rivalët luajnë pranë njëri-tjetrit për t’u shpallur kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 8:35

Thriller në Rrogozhinë-Elbasan, tension për titullin / Rivalët luajnë pranë njëri-tjetrit për t’u shpallur kampion

Tirana dhe Partizani do të luajnë 180 minutat e fundit. Dy bigët e Superiores, që janë në luftë për titullin kampion, do të jenë 43.3 km larg njëratjetrës në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku të enjten do të jetë një tension i lartë.

Tirana-Partizani

Dy ekipet do të luajnë në fushën e lojës, por sytë e veshët do t’i kenë te ndeshjet e njëra-tjetrës, për të parë se cila prej tyre do të gabojë. Tirana nga ana e saj luan si pritëse në Rrogozinë.

Një çudi e madhe për Superioren, pasi kampionët duhet të luanin në “Air Albania”, por degdisen në Rrogozhinë si pritës. Situata për ta është e qartë. Nëse fitojnë ndeshjet e tyre dalin kampionë të Shqipërisë, ndërsa Bylisi nëse humbet me bardheblutë shanset i ka të vogla për të mbijetuar në Superiore.

Partizani nga ana e tij, jo vetëm që duhet të fitojë dy ndeshjet e tij, por pret një gabim të bardhebluve në këto dy sfida për ta barazuar apo kaluar me pikë.

Një “thriller” më vete në këtë Superiore, në aksin Rrogozhinë-Elbasan, që jo vetëmvendos titullin kampion, por në një farë mënyre edhe skuadrat që bien nga kategoria. Shkurt, 180 minutat e fundit të Superiores janë thjesht për t’u shijuar nga fillimi në fund…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"