Theu rekordin e klubit ende pa bërë 20-vjeç, Jildiz: Dua 10-të dhe më shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 23:53

Theu rekordin e klubit ende pa bërë 20-vjeç, Jildiz: Dua 10-të dhe më shumë gola

Kenan Jildiz është lojtari më i ri që ka shënuar më shumë sesa një gol në këtë Serie A. Në fakt janë dy gola e për realizuar për bardhezinjtë për fantazistin e lindur në 2005.

kenan-yildiz-juventus-turin-1710238129-131541

Goli i tij i dha një pikë “Zonjës së Vjetër” në transfertën e vështirë kundër Bolonjës, teksa ka qenë pikërisht turku që ka komentuar sfidën dhe momentin e ekipit në një intervistë për televizionin tematik të klubit.

Le të fillojmë me reagimin që patët me Bolonjën. Sa keq po ju vinte që mund të dilnit me një disfatë?

Po, mendoj se është më mirë të flasim për reagimin, sepse nëse flasim për pjesën e parë, si në të gjitha gjërat duhet të jemi të balancuar, por edhe objektivë, kemi shfaqur një pjesë të parë të papranueshme. Është e qartë se një finale ai ajo me Atalantën të merr energjinë, por jemi Juventusi e nuk mund të luajmë kështu.

Si ka qenë ky sezon për skuadrën?

Mendoj se ky sezon duhet të përfundojë sepse ishte shumë i vështirë për të gjithë, për të gjithë mjedisin, por në fund faktet flasin vetë. Arritëm në Champions, fituam Kupën e Italisë dhe ky është realiteti.

Më i bukur goli ndaj Bolonjës apo ai kundër Frozinones?

Nuk është absolutisht e rëndësishme se cili gol ishte më i bukuri. Sipas mendimit tim janë që të dy gola të bukur, por dua të them se ky i fundit ishte për skuadrën, sepse nuk u dorëzuam. Kishte shumë rëndësi që të mos e humbnim atë ndeshje me Bolonjën.

Sa i kënaqur jeni me këtë sezon?

Ishte padyshim sezoni im i parë në ekipin e parë me fragmente protagonizmi. Ishte një sezon shumë i gjatë, por jam i lumtur dhe i kënaqur me atë që kam dhënë.

Sa i rëndësishëm është Juventusi për ju dhe sa ndihmon ky mjedis në rritje?

Juventusi padyshim që më dha shumë, gjithmonë do ta falënderoj këtë klub. Mund të them vetëm se do të jap gjithçka për këtë fanellë, ditë pas dite e nuk do ta kursej kurrë veten.

Dëshironi të mbani numrin 10 të Juventusit?

Absolutisht po. Nuk e kam fshehur kurrë që ëndrra ime është të vesh fanellën me numrin 10 të Juves, por mendoj se s’është ende koha e duhur. Por do të shohim në të ardhmen.

Çfarë shije ju lë ky sezon në aspektin individual?

Jemi një ekip që i kemi arritur objektivat. Sigurisht që mund të kisha bërë më mirë, duhet të jem i sinqertë me veten. Po aq e vërtetë që kemi pasur një rënie që nuk është e mirë dhe kjo absolutisht s’duhet të ndodhë më. Tani është e rëndësishme të përfundojmë kampionatin sa më mirë dhe më pas do të ketë energji për të menduar për tjetrin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"