“Thashetheme të rreme”, Zhang: Unë jam president i Interit dhe do të vazhdojmë të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 10:47

“Thashetheme të rreme”, Zhang: Unë jam president i Interit dhe do të vazhdojmë të fitojmë

“Thashethemet për shitje të Interit? Janë të rreme. Për 7 vitet e fundit, çdo ditë ka pasur thashetheme. Kemi fituar 6 trofe dhe fakti që jemi afër trofeut të shtatë, yllit të dytë për klubin, është diçka që shton aq shumë trashëgiminë e klubit” – theksoi Stiven Zhang, presidenti i Interit.

zhang

“Për sa kohë që unë jam president, mund të them se ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë”. Kështu presidenti i Interit foli për Sky Sport, i ftuar i Formula 1 GP në Kinë. “Më duhet të them që këtë vit jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e ekipit dhe si president nuk mund të jem më i kënaqur – tha sërish – E dimë se çfarë duam, mentaliteti fitues nuk ka qenë kurrë më i lartë”.

“Lautaro? E kemi parë të rritet, ai është bërë fitues. Dhe për mua Inzagi, siç e thashë tashmë, është një dhuratë. Të jesh në gjendje të punosh me një trajner si Inzagi, si president, të jep qetësi dhe besim. Pa dyshim: ne do të vazhdojmë së bashku” – pwrfundoi Zhang.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"