“Teuta s’dorëzohet”, mbrojtësi i durrsakëve flet pas eliminimit në Kupë: Kapim Europën nga kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 12:30

“Teuta s’dorëzohet”, mbrojtësi i durrsakëve flet pas eliminimit në Kupë: Kapim Europën nga kampionati

Teuta u eliminua nga Tirana në Kupën e Shqipërisë, me bardheblutë që e fituan takimin e parë me shifrat 3-0. Ky skualifikim e bën Teutën të fokusohet e gjitha te kampionati. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, shprehet se pavarësisht eliminimit nga Kupa, Teuta duhet të fokusohet te dueli ndaj Vllaznisë, ku beson se blutë do të bëjnë një ndeshje të mirë e do të arrijnë të marrin maksimumin.

kotobelli

Teuta u eliminua nga Kupa, çfarë mendoni që nuk shkoi në këto dy ndeshje?

Normale na vjen keq, por s’jemi të zhgënjyer. Ne u eliminuam, sepse pësuam tre gola në ndeshjen e parë, provuam me mundësitë tona këtë ndeshje, por nuk shënuam dot shpejt. Ndeshja jonë ishte të shtunën, aty ku ia dolëm dhe vëmendja është te Vllaznia.

Pra po thoni që fokusi i Teutës është Vllaznia?

Fokusi ynë është te Vllaznia, sepse është ndeshja e rëndësishme. Do ta përgatisim Vllazninë maksimalisht dhe pastaj do të flasim për ndeshjen e radhës.

Si është atmosfera brenda grupit dhe është momenti të merrni fitoren e parë më Vllazninë këtë sezon?

Është një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gjithë së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky bashkim i yni të na ndihmojë edhe në fushë. E kemi analizuar ndeshjen, nuk është koha për t’u ankuar për çfarë ndodhi në të kaluarën. Mendoj se mund të bëjmë diçka ndryshe, por mënyra e lojës është thuajse e njëjta. Duhet të kemi pak fat në finalizimin dhe shpresoj që të mërkurën të krijojmë mundësitë të shënojmë. Por duhet të bëjmë maksimumin në paraqitjen tonë, që të fitojmë përballë Vllaznisë.

Sa e njihini kundërshtarin, pasi tashmë janë me trajner të ri?

E njohim, kemi luajtur me Vllazninë dhe kemi bërë mirë ndaj tyre. Është një skuadër me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner me shumë eksperiencë, ndaj të mërkurën është një ndeshje serioze. Duhet të luajmë fort dhe të shënojmë shpejt.

Objektivi është vendi i katërt?

E dimë se jemi afër, e realisht punojmë shumë dhe e kuptojmë se këtë vit është e mundur gjithçka. Jemi shumë të motivuar, jemi një skuadër që duam të fitojmë dhe duhet të bëjmë maksimumin që të fitojmë, mendoj se të gjithë duhet të marrim diçka nga ky sezon. Mendoj se është një plus i madh fakti se nuk kemi çfarë të humbasim, vetëmtë fitojmë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"