Teuta pret Tiranën në fundjavë, Edi Martinit i rikthehen dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 17:56

Teuta pret Tiranën në fundjavë, Edi Martinit i rikthehen dy titullarë

Lorenco Vila dhe David Gjinollari do të jenë dy përforcimet e Teutës. Lojtarët nuk ishin të pranishëm në sfidën me Kukësin.

Teuta festa

Ata ishin të ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe shlyen dënimin. Gjithsesi, lojtarët e kanë përfunduar dënimin dhe menjëherë do të jenë në fushën e lojës me bardheblutë. Dy lojtarët janë titullarë te durrsakët gjatë gjithë sezonit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Teuta barazoi me Kukësin në fushën e këtij të fundit. Së bashku me verilindorët, Bylisin dhe Kastriotin, Erzenin, Teuta lufton për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Durrsakët janë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por janë mundur në sfidën e parë 3-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"