Teuta me mungesa “big” ndaj Egnatias, Edi Martini sytë nga ofensiva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 15:22

Teuta me mungesa “big” ndaj Egnatias, Edi Martini sytë nga ofensiva

Prej disa javësh, Teuta po kalon një moment të mirë në ecurinë e saj. Ndeshje pas ndeshje durrsakët kanë lënë pas krizën dhe kanë nisur të ndryshojnë fatet e këtij kampionati të tyre.

teuta

Përballë bregdetarëve të dielën vjen Egnatia, një kundërshtar, që historia i ka buzëqeshur me 10 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara. Flasin faktet, por gjithçka i ngelet fushës. Rrogozhinasit nuk janë të njëjtët, por edhe Teuta ka ndryshuar shumë, ku në katër ndeshje ka arritur dy fitore dhe dy barazime. Skuadra e Edi Martinit duket se ka gjetur më në fund agresivitetin që kemi parë në edicionin e shkuar. Ndryshimet e shumta duket se janë përshtatur, teksa ekipi ka marrë një tjetër fytyrë pas merkatos së janarit.

PËRGATIJET – Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga beteja ndaj Egnatias, Teuta vijon përgatitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Edi Martini. Skuadra po punon me ritëm maksimal, teksa duhet theksuar se ndaj kryesuesve grupi nuk do të jetë i plotë. Kapiteni Kotobelli, Çyrbja dhe Qaqi po vazhdojnë riaftësimin, të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Asion Daja, një tjetër lojtar me probleme fizike, është drejt rikuperimit të plotë, por me të stafi po punon fort për ta pasur të gatshëm ndaj Egnatias, si një lojtar me peshë në mesfushë. Tiranasi do të ndiqet me kujdes gjatë javës.

SEANCA – Para se të niste stërvitja, trajneri Martini dhe stafi i tij kanë zhvilluar një analizë të shkurtër me gjithë ekipin. Tekniku është munduar që të mobilizojë grupin dhe ka kërkuar reflektim për ndeshjet e radhës. Misioni mbetet i qartë, pikët dhe ngjitja në renditje. Kur kampionati ka hyrë në një fazë delikate, tashmë gabimet janë të ndaluara. Ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Sulmi është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Martini pret me ngulm që skuadra të gjejë rezultatet e munguara, por pse jo të rikthehet edhe te golat në mënyrë të rrjedhshme.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"