“Teuta luan vetëm për fitore”, Beqja: Gabojmë shumë para portës, sulmuesit duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 22:40

“Teuta luan vetëm për fitore”, Beqja: Gabojmë shumë para portës, sulmuesit duhet të…

Ledio Beqja, është një ndër liderat e Teutës së këtij sezoni, teksa zhvilloi një paraqitje dinjitoze edhe në përballjen e sotme ndaj Kukësit, që u mbyll në barazim 0-0. Futbollisti durrsak foli pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, duke u shprehur:  

bandicam 2023-09-27 22-34-10-901

“Presor Martini e përgatiti ndeshjen vetëm për fitore. Ndryshe nga Longo, sot kemi bërë më shumë presing, kemi qenë më përpara. Doja t’i jepja 3 pikë ekipit, si ta ketë shkruar Zoti për golin, dua që të fitojë vetëm ekipin, nuk jam shumë i dhënë pas golave. 

E kemi harruar ndeshjen ndaj Laçit. Tani presim Egnatian dhe më pas Partizanin. Trajneri është i vjetër, sot humbëm 2 pikë, në transfertën ndaj Egnatias, do të shkojmë vetëm për 3 pikët, as për barazim jo, Teuta nuk shkon kurrë për barazim, vetëm për 3 pikët.  

Në pjesën e parë dhamë shumë, maksimumin, në pjesën e dytë ishte prezente edhe lodhja. Ne patëm shumë raste, Kukësi vetëm 1 rast pati. Ne duhet të bëjmë shumë stërvitje për të shënuar sa më shumë gola, e kemi problem, gabojmë shumë para portës”, u shpreh Ledio Beqja.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"