“Teuta kualifikohet në Kupë”, Gjinollari: Me Egnatian tentojmë triumfin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 22:05

“Teuta kualifikohet në Kupë”, Gjinollari: Me Egnatian tentojmë triumfin

Teuta ka lënë pas barazimin me Tiranën në kuadër të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë dhe po përgatiten për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet të dielën në “Arena Egnatia” ndaj rrogozhinasve. Mbrojtësi i Teutës, David Gjinollari ka folur për “Panorama Sport” për barazimin ndaj Tiranës, ku theksoi se Teuta meritonte të fitonte ndeshjen.

gjinollari-1

Ai është i bindur që ndaj Egnatias, ekipi do të ruaj vazhdimësinë dhe do të kërkojë maksimumin. Kujtojnë që këtë sezon durrsakët janë paraqitur shumë mirë para skuadrës së parë të kampionatit, madje edhe duke e mundur.

David, sa keqardhje keni për këtë barazim në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë?

Me thënë të drejtën ndiej keqardhje për barazimin e djeshëm, pasi ishim përgatitur që të fitonim. Ne bëmë mirë dhe luftuam edhe pse skuadra krijoi shumë raste. Kam besim se do kualifikohemi, përkundër barazimit, e vetmja gjë që na mungonte ishte goli. Ishte një Teutë që dominoi në tërësi, por ju mungoi goli. Mendoni se do të kualparë të kampionatit, madje edhe duke e mundur.

David, sa keqardhje keni për këtë barazim në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë?

Me thënë të drejtën ndiej keqardhje për barazimin e djeshëm, pasi ishim përgatitur që të fitonim. Ne bëmë mirë dhe luftuam edhe pse skuadra krijoi shumë raste. Kam besim se do kualifikohemi, përkundër barazimit, e vetmja gjë që na mungonte ishte goli.

Ishte një Teutë që dominoi në tërësi, por ju mungoi goli. Mendoni se do të kualifikoheni?

Dua të komplimentoj shokët për mundin dhe djersën. Ishte një ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës. Pati edhe minuta që Tirana ishte më mirë, por ne dominuam në zotërimin total të fushës. Por kur mungon finalizimi, atëherë duhet të marrësh masa edhe që të mos e humbasësh takimin. Patëm raste flagrante për shënim.

Keni tetë ndeshje që nuk humbisni. Si e shihni përballjen ndaj Egnatias?

Jemi të fokusuar plotësisht tendeshja me Egnatian dhe do tësynojmë të fitojmë. Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Egnatias luajmë kundër një kundërshtari që është lart në renditje dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi nëfushë për të bërë më të mirëndhe për të marrë fitoren.

Do të firmosnit për 1 pikë të marrë ndaj skuadrës së parë të kampionatit?

Unë nuk firmos asnjëherë. Tentojmë gjithmonë t’i fitojmë tëgjitha ndeshjet. Ky është mentaliteti që ne kemi përcjellë në skuadër. Dua të marrim gjithmonë maksimumin e pikëve.

Kanë mbetur edhe 13 javë nga fundi i kampionatit. Në fund, a do të jetë Teuta në objektivat e saj?

Mendoj se i kemi të gjithë mundësi të që të luftojmë derinë fund për t’u ngritur akoma më lartë në renditje. Ia kemi bërë “hyzmetin” një gjëje të tillë. Nuk kemi pse të dorëzohemi tani.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"