Test i parakohshëm për “play off”-in, Korabi pret Flamurtarin pa tifozë në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 16:29

Test i parakohshëm për “play off”-in, Korabi pret Flamurtarin pa tifozë në Peshkopi

Korabi e pret Flamurtarin nesër në kuadër të javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Kjo përballje është edhe si një test prove mes dy skuadrave, si kundërshtarë të mundshëm në fazën “play off”.

korabi flamurtari

Ashtu si ndaj Tomorit, edhe ndaj Flamurtarit ndeshja në Peshkopi do të luhet pa praninë e tifozëve në ambientet e brendshme të stadiumit. Dibranët vijojnë të vuajnë dënimin e dhënë nga Displina, kështu që sportdashësit e Korabit janë të detyruar që nesër të gjejnë mundësi alternativa për ta mbështetur ekipin nga rrethinat e stadiumit.

Skuadra e trajnerit Shpend Kumbarçe ka një mundësi të mirë për të treguar veten ndaj një rivali direkt për “play off”-in.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"