Test gjeneral për sulmin/ Miqësorja e fundit, Skënderbeu zbret sot në fushë
Skënderbeu pret përgjigjet në fushë nga sulmuesi i ri guineas për të bindur stafin teknik të bardhekuqve. Diabi do tëketë testin e fundit sot, kur Skënderbeu do të luajë miqësoren ndaj Besës së Kavajës në orën 18:00 në stadiumin e Korçës.
Një kërkesë e vetëtrajnerit kjo për të testuar përherë të fundit ekipin në pragtë nisjes së kampionatit nëdatën 26 gusht. Momentalisht Diabi është i vetmi lojtar që është pjesë e Skënderbeut dhe ende nuk ka firmosur kontratë zyrtare me korçarët.
Kjo edhe për vetë faktin së bardhekuqtë kërkojnë të binden fillimisht për cilësitë e sulmuesit guinian dhe më pastë vendosin për qëndrimin etij. Edhe pse në ndeshjen ndaj Lushnjës Diabi tregoi cilësi të mira teknike dhe taktike, drejtuesit e Skënderbeut ende nuk janë bindur.
Ndaj nëndeshjen kundër Besës do tëvendosin përfundimisht seçfarë do të bëjnë me lojtarin. Pritet që Diabi të ketë mëshumë minuta në dispozicion për të treguar vlerat në këtë ndeshje. Ndërkohë, deri më tani, si pjesë e Skënderbeut janë zyrtarizuar futbollistë si Klevis Shaqe, Markos Ramos, Suhejl Muharem, Marko Alia, Ermir Rashica, Dejvid Janaqi, Kosta Vangjeli, Zhordan Fleçer, Andrea Gërxho, Juri Merlim dhe Mario Rabiu.
MERKATO
Edhe pse merkatoja zyrtarisht mbyllet në datën 31 gusht, korçarët kanë mbyllur gjithçka përsa u përket afrimeve. Edhe pse trajneri dhe pjesëtarë të klubit pretendojnë se janë në merkato deri në fund të afatit zyrtar, gjithçka duket e përfunduar.
Në momentet kur klubi kaplotësuar të gjitha kërkesate trajnerit dhe kur pozicionetjanë të gjitha të dubluara, bardhekuqve nuk u mbetetgjë tjetër veçse të konfirmojnë 25 lojtarët që do të federohen për sezonin e ri. Në një situatë të tillë, korçarët do të shohin vetëm pjesën e largimeve, pasi pritet që të ketë të tjerë lojtarë që do të mbyllin aventurën me Skënderbeun të paktën për këtë sezon.
Kjo për shkak se lista e lojtarëvenë dispozicion është tej numrit të lejuar. Ndaj në ditët në vijim pritet të ketë huazime apo largime të lojtarëve kryesisht të rinj.
LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"