Tërmet te Bajerni, Nagelsman thuajse i shkarkuar sepse…
Tërmet te Bajerni i Mynihut, klubi prestigjioz gjerman po mendon seriozisht shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsman. Lajmi është dhënë nga gazetari Fabricio Romano, me anë të një postimi në Tëitter, teksa konfirmohet edhe nga “Bild”.
Negelsman ka pasur një përplasje të ashpër me Salihamixhiç dhe më pas me drejtuesit për deklaratat se te Bajneri ka ende “minj”, në kuptimin e spiunave.
Një rol të rëndësishëm në këtë situatë të agravuar luan padyshim edhe gjendja aspak e mirë e Bajernit në kampionat. Në orët në vijim pritet të ketë më shumë informacione në lidhje me të ardhmen e Nagelsman.
“Bayern po mendon seriozisht të shkarkojë Julian Nagelsmann. Vendimi që po diskutohet brenda, klubi mund ta shkarkojë atë së shpejti. Thomas Tuhel shihet si kandidati kryesor për të marrë potencialisht stolin e FC Bayern” – shkruan Fabricio Romano.
🚨 EXCLUSIVE: FC Bayern are seriously considering to sack Julian Nagelsmann. Decision being discussed internally, the club could fire him soon. #FCBayern
🚨 Understand Thomas Tuchel leading candidate to potentially take FC Bayern job.
More to follow. pic.twitter.com/YpnTHsgbhy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 23, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"