Terziç tregon pikat e forta të Milanit: Dortmundit i duhen 10 pikë për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 19:20

Terziç tregon pikat e forta të Milanit: Dortmundit i duhen 10 pikë për kualifikimin

Trajneri i Borusia Dortmund, Edin Terziç, nuk i kurseu komplimentet për Milanin përpara ndeshjes së nesërme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

epa10868068 Dortmund head coach Edin Terzic attends a press conference, in Paris, France, 18 September 2023. Borussia Dortmund will play against Paris Saint-Germain on 19 September in their UEFA Champions League group F soccer match. EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

Si Milani ashtu edhe Dortmundi kanë nevojë për një fitore për të nisur fushatën e tyre në fazën e grupeve, pasi kuqezinjtë barazuan 0-0 kundër Njukasëllit në “San Siro”, kurse Borusia humbi 2-0 ndaj Paris Sënt Zhermen. Trajneri Terziç foli sot me gazetarët që u mblodhën në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Milanit.

A keni ndonjë lojtar të Milanit që bie në sy?

Ata kanë lojtarë të shkëlqyer, kanë humbur dy futbollistë të rëndësishëm, por kanë bërë investime të shkëlqyera. Ata ishin të gjithë të mirë, ashtu si Pulisiç që e nisi mirë. Leao është i rrezikshëm me Teo Hernandez në të majtë. Edhe kapiteni apo Florenci e kalojnë mirë kundërshtarin.

Ata janë të mirë dhe të shkëlqyer në nivel teknik. Ata kombinojnë intensitetin dhe teknikën, janë gjithmonë në gjendje të fitojnë. Duhet të japim një performancë të nivelit  të lartë. Duhet të mbrohemi mirë, por pastaj të jemi gati kur ndeshja të jetë intensive.

A ka munguar guximi nga ekipi juaj ndaj PSG-së?

Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe. Kishim shumë mendime dhe shqetësime para ndeshjes së PSG-së. Ndryshuam mentalitetin për ta përballuar ndeshjen me më shumë guxim. Mund të kishim shfrytëzuar disa raste më mira, por nuk i shfrytëzuam.

Mënyra e lojës së Milanit është e ndryshme, do të kemi sfida të reja dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi bërë mirë kundër PSG-së, shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë.

Si ju duket grupi?

Në Champions asnjë ndeshje nuk është e lehtë, këtë e kemi kuptuar tashmë nga shorti. Zakonisht duhen 10 pikë për t’u kualifikuar. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shënojmë pikë nesër dhe ndeshjet në shtëpi janë të rëndësishme.

Nesër Milani do të jetë atje, një kundërshtar i vështirë, por ne mund të përballemi me ta dhe tifozët do të jenë aty për të na ndihmuar. Ne do të japim një paraqitje të shkëlqyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"