Tensionohet situata te Lacio, klubi lë jashtë ndeshjes së Kupës futbollistin e afruar me shumë bujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 22:22

Tensionohet situata te Lacio, klubi lë jashtë ndeshjes së Kupës futbollistin e afruar me shumë bujë

Lacio fitoi këtë fundjavë në kampionat ndaj Kaljarit për t’u kthyer përsëri si protagoniste në garën për një vend në Champions. Por në klub vazhdon tensioni dhe pasojat e rezultateve të mëparshme.

656e1e00de0fa

Ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti Klaudio Lotito, lojtarët do të përballen me pasojat e paraqitjeve të dobëta dhe i pari në listën e të ndëshkuarve ka qenë mesfushori Matias Vesino. Lojtari i afruar me shumë bujë në verën e vitit 2022 nga radhët e Interit, është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë ndaj Xhenoas.

Klubi, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur ë se do të mungojë për “arsye disiplinore’, por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe i skualifikuari Zakanji dhe të dëmtuarit Kasale, Romanjoli dhe Luis Alberto.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"