Tensioni në derbi/ Anëtarë të stafit të Tiranës, “xixa”me arbitrat e VAR-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 22:25

Tensioni në derbi/ Anëtarë të stafit të Tiranës, “xixa”me arbitrat e VAR-it

Te Tirana, pas ndeshjes, kishte festë për një barazim plot sakrificë, por edhe tension. Burime ekskluzive për “Panorama Sport” bëjnë me dije se pjesëtarë të stafit bardheblu, të shoqëruar edhe nga një tjetër person, kanë shkuar të irrituar në dhomën e gjyqtarëve të VAR-it, Florjan Lata dhe Ridigert Çokaj.

Telushi-Najdovski

Nuk dihet saktësisht se kush ka qenë subjekti i këtij incidenti, por mësohet se tensioni mes palëve ka qenë aq i madh, sa vetëm ndërhyrja e personave të tjerë ka shmangur konfrontimin fizik mes Latës dhe një personi tjetër.

Tirana në këtë ndeshje ka pasur pretendime gjatë gjithë kohës, teksa momenti më i diskutueshëm është një prekje me dorë e Telushit, ku dyshohet për penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"