Tension në ndeshjen e të rinjve, presidenti i Apolonisë hyn në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2021 | 17:35

Tension në ndeshjen e të rinjve, presidenti i Apolonisë hyn në fushë

Ndeshja e prapambetur e javës së 20-të mes Akademisë së Futbollit dhe Apolonisë u zhvillua dje në drekë në Kamzë, e cila kishte vlera për kreun e renditjes në Grupin B për grupmoshën U-17. Akademia e Futbollit nuk arriti dot ta merrte kryesimin, ku është befasuar me dy gola të shpejtë të miqve që në start.

Apolonia festa logo

Në minutën e 37-të, Halilaj hap ndeshjen për Akademinë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë ka qenë më e bukur, ku të dyja ekipet shënuan nga dy gola, por në fund triumfuan fierakët në shifrat 3-4. Të katër golat e Apolonisë janë shënuar me kokë nga sulmuesit, fillimisht Borova pas krosimit nga këndi.

Cakaj me kokë brenda zonës, Kullau e Kurti po me kokë brenda zonës. Nga Akademia shënuan: Halilaj që shkurton fillimisht me 11-metërsh, Saraçi shkurton në 2-3 dhe Halilaj sërish me kokë duke barazuar në 3-3. Me këta dy gola sulmuesi Akademisë, Arseld Halili shkon në kuotën e 26 golave gjatë këtij sezoni të shënu ar vetëm në kampionat.

Skeda Akademia e Futbollit vs Apolonia

TENSIONI- Kjo ndeshje, për vetë faktin se kishte të bënte me rëndësinë e kreut të grupit, nuk kaloi pa tensione. Në pushim të takimit presidenti i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, ka shkuar pranë arbitrave duke ardhur nga tribuna përkarshi nga ku po ndiqte takimin, duke u futur në fushë. Ai është afruar te bankina e delegatit, ku po qëndronin gjyqtarët dhe më pas u është drejtuar atyre me këto fjalë: “Mbajeni drejt, mos kujtoni se ata janë pa njeri!”

Koco Kokedhima ne fushe logo

Por, forcat e sigurisë e kanë nxjerrë jashtë rrethimit të fushës presidentin e Apolonisë, nga ku ndoqi pjesën e dytë, së bashku me tifozët e shumtë fierakë që ishin të pranishëm. Mirëpo, tensionet kanë qenë edhe nga dy krerët e pankinave, si dy “sokola”.

Sokol Bulku dhe Sokol Argjendari kanë debatuar ashpër me fjalë ndaj njëri-tjetrit, në minutën e 86-të takimit, ku në fund ka pasur edhe një karton të kuq. Pas kësaj fitoreje, Apolonia U-17 arrin të shkëputet në +5 pikë nga Vora e vendit të dytë dhe pretendon të marrë trofeun e titullit të grupit, kur kanë mbetur dhe tri javë.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"