Tension ndaj arbitrave, “xixa” Kahrimanoviç-Murataj. Njihuni me pikantet e sfidës Erzeni-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 16:00

Tension ndaj arbitrave, “xixa” Kahrimanoviç-Murataj. Njihuni me pikantet e sfidës Erzeni-Partizani

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Erzeni-Partizani, e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” dhe e fituar nga të kuqtë.

Collage Maker-24-Oct-2023-03-39-PM-7047

*Prani shumë e ulët e tifozëve në këtë ndeshje, jo më shumë se 900. Tifozët e Partizanit, “Ultras Guerrils”, mbërrijnë vetëm pak minuta para startit. Përveçse ditë e hënë, as orari nuk i favorizonte tifozët për të ndjekur këtë sfidë në shkallët e stadiumit. Duhet thënë se pritës në këtë ndeshje ishte Erzeni.

*Adnard Mehmeti luan për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij. Mesfushori u transferua te Partizani në verë për plot 100 mijë euro.

*Kahrimanoviç ndëshkohet me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Gjyqtari shkon të shohë momentin në VAR dhe në fund vendos për të përjashtuar kroatin. Protesta të mëdha të tifozërisë shijakase në tribunën kryesore, teksa një shishe uji kalon pranë gjyqtarit Dyrmishi. Në momentin kur mesfushori i Erzenit po dilte nga fusha, shihet teksa ia bën me shenjë Muratajt se asgjë nuk është mbyllur në fushën e lojës. Edhe para momentit të faullit, këta dy lojtarë kishin këmbyer fjalë dhe dukeshin të tensionuar në ndërhyrjet ndaj njëri-tjetrit.

*Në momentin kur gjyqtarët po hynin në dhomat e zhveshjes një nga tifozët shijakas lëshon një shishe uji, që godet një nga gjyqtarët anësorë.

*Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, “tërbohet” për një faull të dhënë nga gjyqtari në dëm të skuadrës së tij. Ai shihet të protestojë ashpër ndaj Laver Allës, arbitrit të katërt. Pas kësaj, gjyqtari Alla përjashton nga pankina edhe një anëtar të stafit shijakas.

*Në minutën e 55-të edhe Laver Alla, gjyqtari i katërt, goditet me një send të ardhur nga tribuna kryesore. Edhe ai e kalon pa “drama”.

*Mehmeti në fund shkon të takojë ish-shokët e skuadrës një e nga një. Gjithsesi, në lojë ai u pa të ishte mjaft i ashpër herë pas here.

*Pas fundit të ndeshjes policia mbërrin në dhomat e zhveshjes dhe kërkon takim me delegatin Bujar Pregja për incidentet me arbitrat. I duhet ta presë për minuta të tëra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"