Ten Hag si Sër Aleks Ferguson, ja kërkesat e trajnerit holandez për skuadrën dhe klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 16:21

Ten Hag si Sër Aleks Ferguson, ja kërkesat e trajnerit holandez për skuadrën dhe klubin

Erik ten Hag ka urdhëruar stafin e Mançester Junajtidit që të presë barin në gjatësinë 15 milimetër dhe lojtarët që të hanë së bashku, ashtu siç ndodhte në kohën e Sër Aleks Fergusonit.

ten hag ferguson

Stafi i qendrës stërvitore “Carrington” është urdhëruar që të shkurtojë gjatësinë e barit të fushave në mënyrë që të stimulohet një rrëshqitje më optimale e topit. Trajneri i ri nuk është nga ata drejtues, i cili në qendër të filozofisë së tij ka përgatitjen e fortë fizike, por e vë theksin te teknika.

Dy urdhrat e 52-vjeçarit i ka zbuluar “The Mirror”, që nënvizon gjithashtu se dy ditët e para të nisjes së stërvitjes do të përfshijnë testet fizike të lojtarëve përpara se të nisin përgatitjet me dy seanca stërvitore.

Dhe fokusi i taktikave stërvitore të ish-trajnerit të Ajaksit do të jetë puna me topin, ndërsa Ten Hag ka kërkuar gjithashtu që skuadra të darkojë bashkë pas stërvitjes, ashtu siç bënte me ish-trajnerin legjendar, Sër Aleks Ferguson.

Ai beson tek ideja se ngrënia bashkë e ekipit do t’i socializojë më shumë lojtarët dhe do të ndërtojë shpirtin e grupit në misionin për t’u rikthyer edhe një herë fitues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"