Ten Hag nxjerr në shitje dy ish-ët e Realit të Madridit, shpëton Meguajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 11:00

Ten Hag nxjerr në shitje dy ish-ët e Realit të Madridit, shpëton Meguajër

Mançester Junajtid thuhet se po planifikon një divorc me tre senatorë shumë të rëndësishëm, sipas “The Independent”. Kasemiron, Xhejdën Sançon dhe Rafael Varanin, duke i nxjerrë në shitje.

kasemiro varan

Megjithatë, Erik ten Hag ka bërë një kthesë të madhe në lidhje me dy lojtarë të tjerë në klub, të cilët konsideroheshin me valixhe në duar. Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se trajneri holandez ka humbur një pjesë të dhomës së zhveshjes në “Old Trafford” mes vështirësive të fundit të skuadrës në fushë.

Ten Hag ka folur për rritjen e standardeve, ndërsa përpiqet të kthejë klubin në lavditë e mëparshme dhe kjo ka çuar në disa grindje të mëdha.

Ai e vendosi shpejt autoritetin e tij në klub kur erdhi në verën e vitit 2022, pasi përplasja e tij me Kristiano Ronaldon, në fund përfundoi me largimin e legjendës portugeze.

Një tjetër grindje me Xhejdën Sançon pasoi këtë sezon pasi anësori pretendoi se trajneri i tij e kishte bërë atë një “kokë turku”, gjë që e ka çuar në pezullim.

Tani “The Independent” shkruan se ish-trajneri i Ajaksit është gati të dëgjojë oferta për një seri lojtarësh të profilit të lartë. Ata pretendojnë se mesfushori brazilian 31-vjeçar, i cili u transferua nga Reali për 70 milionë paund 18 muaj më parë, Sanço dhe Varan, mund të shiten të gjithë.

Por dy futbollistë që ishin më parë në shitje, kanë ndryshuar mendimin e Ten Hagut. Ata janë ish-kapiteni Herri Meguajër dhe mesfushori Skot MekTominej.

I pari është rikthyer titullar në mbrojtje, ndërsa skocezi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ashtu siç e tregoi edhe të mërkurën, falë dopietës së të cilit Junajtidi gjunjëzoi Çelsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"