Tempulli i kampionëve është kthyer në një makth/ Quajeni Napolin e transfertave, në “Maradona” vetëm 7 pikë nga 24

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 21:56

Tempulli i kampionëve është kthyer në një makth/ Quajeni Napolin e transfertave, në “Maradona” vetëm 7 pikë nga 24

Stadiumi “Maradona” është transformuar nga një pikë e fortë në një nga pikat e dobëta të Napolit këtë vit: vetëm 2 fitore në shtëpi në këtë kampionat për kampionët e Italisë dhe vetëm një pikë në 3 ndeshjet direkte të luajtura me pretendentet për titull.

maxari

Natyrisht që është ende shumë herët për të gjykuar punën e trajnerit Valter Maxarri, por statistikat janë të pamëshirshme dhe duhen analizuar. Në shtëpinë e tyre, të kaltrit kanë fituar vetëm 7 pikë në 7 ndeshje këtë sezon, ndërkohë që në transfertë kanë grumbulluar 17 pikë: 2 fitore në “Maradona” dhe 5 jashtë stadiumit të tyre, ku kanë barazuar gjithashtu një ndeshje, por edhe kanë humbur 4 herë.

Në transfertë kampionët nuk janë mposhtur ende, por kanë barazuar dy ndeshje. Sigurisht që edhe golat janë më të shumtë kur luajnë pa presionin përpara publikut të vetë: 10 në “Maradona” ndaj 16 në transfertë dhe i njëjtë është edhe raporti i golave të pësuar: 12-5.

MALLKIMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"