Telashe për Kilian Mbape, sulmuesi lë fushën e lojës i dëmtuar
Klasikja e Francës mes PSG dhe Olimpik Marsejës nuk ka qenë shumë me fat për Kilian Mbape. Sulmuesi i përfaqësueses së Francës ka lënë i dëmtuar sfidën që në pjesën e parë, duke shqetësuar jo pak stafin teknik të ekipit.
Në aksionin e golit të avantazhit të shënuar nga Hakimi, sulmuesi mori një goditje nga kundërshtarët, kur regjistrohej minuta e 8 e takimit. Ai mori ndihmën mjekësore dhe u kthye të vazhdonte ndeshjen. Por dukej qartësisht se kishte probleme, pasi ndalej vazhdimisht nga dhimbjet.
Si përfundim, trajneri Luis Enrike vendosi ta ndërronte lojtarin i cili doli menjëherë nga fusha dhe nuk kishte ende një futbollist të gatshëm për ta zëvendësuar. Ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjeve, duke lënë të kuptohet se ishte një dëmtim serioz ai që e detyroi të largohej nga fusha në një ndeshje shumë të rëndësishme të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"