“Të shënosh në derbi është një kënaqësi e veçantë”, heroi Kacbufi: Ua shpërbleva besimin shokëve të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 20:43

“Të shënosh në derbi është një kënaqësi e veçantë”, heroi Kacbufi: Ua shpërbleva besimin shokëve të skuadrës

Mbrojtësi Alesandro Kacbufi i dhuroi fitoren Erzenit në derbin ndaj Durrësit. Pas ndeshjes ai u shpreh tepër i lumtur për golin e realizuar.

bandicam 2023-10-08 20-30-10-897

“Ky ishte goli im i parë në Superiore, jam i kënaqur pasi erdhi në momentin e duhur për mua dhe për ekipin. Të shënosh në derbi është një kënaqësi e veçantë, thjesht jam i kënaqur me ekipin dhe golin. Unë zgjedh golin më të rëndësishëm se sa shpëtimin që bëra. Para ndeshjes shokët e ekipit më thanë do të shënosh më dhanë besim dhe ua shpërbleva”, deklaroi heroi Kacbufi për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"