Të paparat e festës së Interit/ Barela – Çalhanoglu ndalojnë koret ofenduese për Teon (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 23:50

Të paparat e festës së Interit/ Barela – Çalhanoglu ndalojnë koret ofenduese për Teon (VIDEO)

* Nikolo Barela dhe Hakan Çalhanoglu ndalojnë koret ofenduese ndaj Teo Hernandezit, të cilat nisën nga turma e tifozëve të pranishëm në “Duomo”. Të dy mesfushorët bënë me shenjë që zikaltrit të heshtnin duke treguar kështu maturi dhe respekt ndaj kundërshtarit.


* Federiko Dimarko ka komunikuar direkt me presidentin Stiven Zhang, i cili ndodhej në Kinë dhe menjëherë ka kërkuar: Bonus president!

* “Çkemi zemër” ishte fjalia e Hakan Çalhanoglu në videon live me Kristjan Asllanin duke treguar që di pak shqip.

* “Pioli is on fire” një nga këngët ironike të kënduara nga tifozët e Interit pas përfundimit të derbit me triumfin e zikaltërve.

* Pas përfundimit të ndeshjes, në stadium u vendos muzikë e lartë në mënyrë që të prishej festa e zikaltërve. Sipas klubit të Milanit ishte një urdhër i policisë për të shmangur koret ofenduese mes tifozëve, ndërkohë që nga Interi e mohojnë këtë version.

* Në fushën e lojës ai ka dhënë shumë pak kontribut, për të mos thënë aspak, por në festë është i pari. Marko Arnautoviç ka qenë shpirti i festës zikaltër duke publikuar në rrjetet sociale momente të ndryshme dhe foto me të gjithë shokët e skuadrës.

* Marko Materaci ka vënë në lojë futbollistët e Milanit me banderolën: Nuk duam më të luajmë derbi, duke iu referuar faktit që skuadra zikaltër ka fituar 6 derbi radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"