Të kuqtë me pushime, disa lojtarë përforcojnë Partizanin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2019 | 14:42

Të kuqtë me pushime, disa lojtarë përforcojnë Partizanin B

Kalendari i javëve të fundit ka qenë shumë i ngjeshur për të besuarit e trajnerit Skënder Gega. Por, pas suksesit me Skënderbeun erdhi momenti për të marrë frymë, kjo mundësuar nga ndeshja e radhës me Kamzën, e cila nuk luhet. Ky pushim ka ardhur si me porosi dhe vetëm nesër pritet që skuadra të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës, ku i pret sfida në transfertë me Kastriotin.

partizani u19

Të kuqtë e mbyllin javën e 29-të me një trepikësh “qyl” me Kamzën, por ndonëse nuk luajnë mund të thellojë distancën 9-pikëshe me Kukësin, që nesër luan ndaj Flamurtarit.

Jo të gjithë lojtarët e kuq rikthehen nesër, pasi disa prej tyre pritet që të angazhohen sot me Partizanin B, i cili luan një përballje të rëndësishme në Gramsh, takim i vlefshëm për Kategorinë e Dytë. Klubi synon që të ngjisë edhe ekipin e dytë në Kategorinë e Parë dhe, sipas rregullores, trajneri i ekipit B, Genc Mamutaj mund të huazojë deri në pesë lojtarë nga skuadra e Gegës.

partizani

Gjasat janë që të përdoren ata lojtarë që kanë luajtur më pak gjatë periudhës së ngjeshjes së kalendarit në javët e fundit. Për ndeshjen e javës së 30-të në kampionat, ndaj Kastriotit, të kuqtë nuk do të kenë shërbimet e mbrojtësit Labinot Ibrahimi, pasi është i pezulluar nga kartonët.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë zëvendësuese i tij. Referuar së shkuarës, në një rast analog ka qenë Esat Mala ai që e ka bërë mbrojtësin e djathtë te “demat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"