“Të isha unë trajner, Partizani do të ishte para Tiranës”, Mehmeti për “Panorama TV”: Ta çojmë Dinamon ku e meriton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 21:56

“Të isha unë trajner, Partizani do të ishte para Tiranës”, Mehmeti për “Panorama TV”: Ta çojmë Dinamon ku e meriton

Dinamo arriti të ngjitet në Superiore pas një sezoni të vështirë në Kategorinë e Parë. Në lidhje me këtë sukses, në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, trajneri Mehmeti pranoi se ishte e vështirë ndërkohë që u ndal edhe te e ardhmja.

mehmeti

Ngjitja në Superiore? Normalisht ishte objektiv jo vetëm i imi sepse Dinamo është skuadër që duhet të jetë në Superiore. Është e dyta më e titulluar dhe legjendare kështu që e meritonin. Presidenti i ka marrë stemën skuadrës dhe po bën një investim madhështor, pasi Dinamo ka kompleksin e saj në Arbanë dhe po punojmë fort. Shpresojmë të jetë gati në shtator.

Marrja e ekipit në mes të kampionatit? Është e vështirë duke pasur parasysh që mora skuadrën me rezultate jo pozitive me 1 pikë në 5 ndeshje dhe 4 humbje. Në aspektin psikologjik kishte një ngërç dhe kishte probleme me 50% të skuadrës pasi kishin dëmtime dhe kur një skuadër vuan kaq shumë në një pikë deçizive të kampionatit, është situatë e vështirë dhe jam i lumtur që doli mes më të mirave dhe në pozicionin që i takon.

Besimi te Dinamo? Të jem i sinqertë e kam ndjekur edhe më par4ë dhe isha skeptik se si skuadra impononte lojën. Në fazën e parë dominohej dhe duke pasur parasysh se ka qenë duke udhëhequr kampionatin, isha skeptik por kisha besim. Sakrifikova gjithçka për dinamon për këtë qëllim.

Gara? Është e  vërtetë se kishim skuadra që meritojnë respekt pasi i kanë dhënë tonus kampionatit edhe pse në kategorinë e parë. Dinamo ka gabuar në janar sepse duhej ndërhyrë në 2 pika të skuadrës me merkato më të zgjuar por nuk e ka bërë. Në Kategorinë e Parë dhe Superiore shkalla e vështirësisë rritet në fund të kampionatit.

Problemi i Dinamos? Skuadra kishte humbur besimin dhe përpos kishte dëmtime në masë. Skuadra nuk ishte në ritmin e duhur dhe në këtë aspekt u mundova të rris entuziazmin dhe të motivoj lojtarët për të marrë maksimumin. Pika e kthesës nisi në ‘finalen’ që mendoj unë me Flamurtarin ku e interpretoi shumë mirë për mënyrën si u përgjigjëm pasi ka kualitete.

Polemika? Në futboll ka gjithmonë polemika pasi kur nuk pranohet rezultati ka në të gjithë botën. Janë vendime që interpretohen në të qindtat e sekondës nga arbitri por Dinamo nuk ia ka vjedhur asgjë askujt. E ka merituar. Dinamo është skuadër legjendare si Flamurtari e Skënderbeu dhe duhet të jemi të kënaqur.

Ndërhyrje në skuadër? Në dy faktorë kryesorë kam punuar. Për të rritur besimin te lojtarët dhe në aspektin taktik sepse nuk kishte ekuilibër dhe pësonte shumë.

Përforcime? Skuadra kërkon përforcime duke parë nivelin e skuadrave të tjera. Pikënisja duhet të jetë një bashkëpunim me klubin dhe presidentin. Do të ndërtojmë një skuadër dhe organizojmë klubin me kujdes. Të rregullojmë dhe të nisemi nga gabimet që ka bërë skuadra. Lojtarët duhet të jenë në filozofinë e skuadrës dhe klubit.

Rinovimi? Jam konfirmuar dhe e falënderoj. Do mundohem ta justifikoj këtë gjë edhe pse është e vështirë në një skuadër me kaq oshilacione. Tani jemi në Kategorinë e Parë dhe po e sjellim në Superligë. Duhet të ndërhyjmë për skuadër dinjitoze për të përballuar kampionatin siç e meriton

Objektivi? Mendoj se kam organizmin e skuadrës siç i takon Dinamos. Të vëmë themele për skuadër me personalitet dhe filozofi.

Superiorja? Ky kampionat nuk ka pasur diferenca por ka një rënie dhe ka rivalitet. Rivaliteti vjen nga mos diferenca e skuadrave dhe pak më ndryshe ishin Tirana e Partizani. Do të jetë e fortë deri në fund e të fitojë më e mira. Nuk jam parashikues por duke njohur PArtiznanin dhe duke ditur investimet, do isha më lart se Tirana.

Gabimet e Partizanit? Ka pasur oshilacione sepse ka larguar shumë lojtarë dhe mendoj se është problem. Duhej të kishte më shumë ekuilibër sepse një skuadër që kërkon titullin, nuk duhet të pësojë kaq gola. Uroj ta fitojë Partizani titullin këtë sezon”, u shpreh Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"