“Të gjithë jemi përshtatur”, Leao pas fitores së Portugalisë: Jemi të kënaqur nga trajneri Martinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 11:05

“Të gjithë jemi përshtatur”, Leao pas fitores së Portugalisë: Jemi të kënaqur nga trajneri Martinez

Sulmuesi Rafael Leao është i kënaqur për fitoren e Portugalisë ndaj Lihtenshtejnit, në kualifikuesen e parë të “Euro 2024” në Grupin J.

leao

Sulmuesi i Milanit vlerësoi edhe trajnerin e ri Roberto Martinez, i cili debutoi në stol:

“Të gjithë po e shijojnë strategjinë e re të trajnerit. Jemi të gjithë të lumtur me ardhjen e teknikut të ri. Kudo që shkoj është gjithmonë krenari të përfaqësoj vendin tim. Jam shumë i lumtur për fitoren, por edhe për mënyrën se si trajneri na përcolli atë që duhet të bëjmë në fushë: të gjithë jemi përshtatur me atë që ai dëshiron të bëjë. Por sigurisht që ka gjithmonë fusha ku mund të përmirësohemi, ama ne kemi lojtarë shumë të zgjuar dhe me përvojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"