Të gjithë çmenden pas Argjentinës kampione! Mbi 1,4 milionë kërkesa për biletat e një ndeshje miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 18:49

Të gjithë çmenden pas Argjentinës kampione! Mbi 1,4 milionë kërkesa për biletat e një ndeshje miqësore

Argjentina ka fituar Kupën e Botës dhe tashmë është koha që paradën e trofeut që nuk e bëri dot në rrugët e Buenos Aires, ta bëjë në stadiumin “Monumental”, ku do të luajë pas pak ditësh një miqësore me Panamanë. Një miqësore e cila është kthyer në një nga evenimentet më të kërkuara sportive botë.

argjentina

Kërkesat e tifozëve për të qenë të pranishëm në këtë sfidë ishin të jashtëzakonshme dhe federata argjentinase raportoi për një numër të pabesueshëm prej 1,4 milion aplikimesh në faqen ku shiteshin biletat. Vetëm 63 mijë të tilla u kanë shkuar në dorë pak fatlumëve të cilët ia dolën të siguronin biletat të cilat avulluan në më pak se dy orë.

Por jo vetëm tifozët, edhe mediat kanë bërë kërkesa të jashtëzakonshme për të qenë të pranishme në këtë ndeshje. Bëhet e ditur se Federata Argjentinase ka marrë 131 mijë aplikime nga përfaqësues të medias, të cilët duan të ndjekin nga afër ndeshjen e parë ku Argjentina do të mbajë të veshur fanellën me stemën e kampionit të Botës.

“Do na duhen dy stadiume vetëm për gazetarët”, tha me humor Çiki Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase, pasi bëri të ditur shifrat e jashtëzakonshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"