Te Erzeni kanë pakënaqësi për gjykimin, mesfushori: Na u mohua një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 9:05

Te Erzeni kanë pakënaqësi për gjykimin, mesfushori: Na u mohua një penallti

Mesfushori i Erzenit, Bekim Maliqi, deklaroi pas ndeshjes për “Panorama Sport”, se iu mohua një penallti në minutën e 92-të. Ai tregoi rastin kur ishte në duel me Qaton.

WhatsApp Image 2023-10-27 at 18.52.59

“Në momentin që kërkova të dribloja kundërshtarin, u ndala dhe nuk e vazhdova aksionin, sepse lojtari i Laçit e preku me dorë në zonë dhe isha i bindur që arbitri do të akordonte penallti. Ishte 100% penallti, sepse kundërshtari e bllokoi topin me dorë.

Është 11-metërsh klasik që jepet në çdo ndeshje, por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme. Mendoj se duhet të shkonte ta shikonte në VAR, por kjo nuk ndodhi dhe nuk e di pse. Megjithatë, duhet të shikojmë përpara. Shumë shpejt do të kthehemi te fitoret në kampionat”, ka thënë pas ndeshjes kosovari i Erzenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"