Të dënuar nga FSHF-ja, Shkumbini nis përgatitjet për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 16:39

Të dënuar nga FSHF-ja, Shkumbini nis përgatitjet për sezonin e ri

Shkumbini, i përjashtuar nga aktivitetit nga Disiplina muaj më parë, pas dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen me Dinamon, ka nisur të riorganizohet.
Presidenti i Shkumbinit5

Klubi peqinas bën me dije në faqen zyrtare se lojtarët e rinj kanë nisur stërvitjen.

“Prej disa ditësh në stadium Shkumbini ka nisur seancat stërvitore. Janë një grup djemsh të rinj, me të cilët shpresohet të hidhen bazat e së ardhmes. Ekipi vazhdon punën, ndonëse është penalizuar dhe nuk merr pjesë në ndeshje zyrtare. Këto përgatitje vlejnë për elementët që do të mbajnë sezonin e ardhshëm fanellën e Shkumbinit. Stafi ka plotësuar kushtet për këta djem, ndërsa fusha është në gjendje shumë të mirë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"