Te Butrinti e kanë me gjykimin, Hyska: Na ka penalizuar në dy ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 16:28

Te Butrinti e kanë me gjykimin, Hyska: Na ka penalizuar në dy ndeshje

Hyska e ka me gjykimin: Na ka penalizuar në dy ndeshje Gëzim Hyska nderoi Butrintin përballë Maliqit. Skuadra ishte në disavantazh prej së 8-ës minutë, por sulmuesi barazoi gjithçka në të 21-ën. Edhe pse e lumturon goli, priste më shumë nga kjo transfertë.

hyska

Këtë 26-vjeçari e thotë edhe për “Panorama Sport”: “Duhet të ktheheshim me fitore nga transferta me Maliqin. Kemi humbur dy pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari që shumë pak na vuri në vështirësi. Por, ky është futbolli. Nuk të jep atë që kërkon. Goli më lumturon, pasi kjo është detyra e një sulmuesi. Megjithatë, prisja më shumë nga java e 8-të. Dominuam në çdo aspekt.

Të shikosh rezultatin 1-1 është keqardhje. Na është mohuar një penallti e pastër, njëlloj sikurse ndodhi me Vorën, ku arbitrimi ka qenë skandal. Nëse do kishim këto pikë, sot do flisnim ndryshe. Do ishim me hap pretendenti. Ne kërkojmë të gjykohemi drejt asgjë më shumë. Në ekip janë 70% futbollistë të rinj, por që luajnë me dëshirë dhe përkushtim për fanellën. Në qytet flitet çdo ditë për ekipin. Tifozët janë të zjarrtë dhe shumë të dhënë pas ekipit. Falë tifozërisë së mrekullueshme kemi arritur këto rezultate”.

Java e 9-të i vendos sarandjotët përballë Tërbunit dhe sulmuesi e thotë troç, që luajnë vetëm për fitoren. “Objektivi është i njëjtë: fitorja. Në fushën e lojës do futemi për të marrë tri pikët. Nuk na lejohen hapa falsë, sidomos në Sarandë. Me ndihmën e publikut, do ia dalim”, përfundoi Hyska.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"