Te Barcelona kanë një plan: Ja si ia marrim titullin Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 0:07

Te Barcelona kanë një plan: Ja si ia marrim titullin Realit

Ne nuk do të heqim dorë nga titulli në La Liga”. Kjo frazë shumë e fortë e shqiptuar nga Ksavi në një nga daljet e tij të fundit në konferencë për shtyp dhe e mbështetur dhe nga presidenti Laporta pasqyron qartë ndjenjën që përjetohet brenda dhomës së zhveshjes së Barçës. Atu ku pavarësisht se janë të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha të sfidës, nuk e kanë përjashtuar ende mundësinë që të zerojnë diferencën me Realin e Madridit në La Liga, teksa Girona e vendit të dytë “nuk llogaritet”.

ksavi

Siç bën me dije gazeta spanjolle “AS”, objektivi prioritar që grupi me në krye Ksavin i ka vendosur vetes është të shkurtojë të paktën dy pikë nga Reali i Madridit në pesë javët në vazhdim për të arritur në ndeshjen në “Bernabeu” gjashtë pikë prapa Realit.

Kalendari nuk është i favorshëm për blaugranët: gjatë kësaj periudhe ata kanë dy transferta shumë të komplikuara (Bilbao dhe Madrid kundër Atletikos), një tjetër apriori të thjeshtë (Kadiz) dhe dy ndeshje të përballueshme në “Montjuïc” (Majorka dhe Las Palmas). Nga ana e tij, Reali i Madridit ka vetëm një transfertë të ndërlikuar (Valencia), ndonëse janë dy takime të tjera që mund të jenë të vështira (Osasuna dhe Majorka, të dyja jashtë fushe), ndërsa në shtëpi do të përballen me Selta Vigon dhe Bilbaon.

Në fakt, fundjava që kemi përpara është shënuar me të kuqe në kalendarin e Barcelonës: një fitore e Barcelonës në “San Mamés” (Bilbao) dhe një barazim ose një humbje për Madridin në “Mestalla” (Valencia) do ta vinte Barcelonën në kushte ideale për të synuar përmbysjen e madhe.

Në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, ata kanë bërë llogaritë e tyre dhe nëse arrijnë në “El Clasico” me gjashtë apo më pak pikë diferencë, askush nuk do të përjashtonte asgjë. Sigurisht, që Barçës do t’i duhej më pas sforco më e madhe për të thyer Realin e Madridit në “Bernabeu”, aty ku nuk ka guxuar ta bëjë askush në këtë sezon.

Ndonëse historia ka treguar se Ksavi dhe Barça ia kanë dalë në tempullin e bardhë. Në një skenar ideal që më shumë ngjan me ëndërr në Barcelonë, nëse katalanasit do të arrinin të fitonin në “Bernabeu”, atëherë do të kishin ende gjashtë ndeshje të tjera deri në fund të sezonit për të luajtur.

Dhe me vetëm tre pikë përpara, Reali i Ançelotit do të ishte nën presion. E nëse Ksavi dhe skuadra besojnë, mendoni pak Joan Laportën, i cili është më rezistenti nga të gjithë njerëzit e klubit dhe nuk përjashton absolutisht asgjë, madje as Ligën e Kampioneve në këtë sezon duke ëndërruar triumfin e dyfishtë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"