Tare, Sarri apo të dy te Lacio? Mister për të ardhmen e bardhekaltërve në mbyllje të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 21:54

Tare, Sarri apo të dy te Lacio? Mister për të ardhmen e bardhekaltërve në mbyllje të sezonit

Lacio e këtij edicioni po funksionon dhe për çudinë e të gjithëve po funksionon mes një klime të pazakontë brenda klubit. Pakënaqësitë e drejtorit Igli Tare me trajnerin Mauricio Sarri dhe këtij të fundit me drejtuesin shqiptar, tashmë janë thuajse publike, duke ngritur dyshime edhe për të ardhmen e tyre në klub.

tare sarri lotito

“La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se presidenti Lotito është vënë në lëvizje që në fakt të mos prishë këtë dyshe, për sa kohë që gjërat po ecin mirë për skuadrën e cila e sheh veten në katërshen e parë dhe një pretendente serioze për zonën e Ligës së Kampioneve. Ai mendon se pavarësisht përplasjeve, të dy mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë te Lacio edhe në vijim.

Megjithatë, ka shumë pasiguri rreth asaj që mund të ndodhë në mbyllje të sezonit, pasi Sarri ka pretendimet e tij dhe nuk dihet nëse Tare është dakord që të bëjë lëvizjet që kërkon trajneri, apo sheh të njëjtat emra lojtarësh si zgjidhjet e problemeve. Një rebus që do të zgjidhet vetëm pas mbylljes së këtij edicioni, me shpresën e bardhekaltërve që do të arrijnë objektivat që i kanë vënë vetes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"