Talente, gola dhe spektakël/ Turneu i Përfaqësueseve Rajonale ul siparin me tre ndeshjet finale, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 19:20


Talente, gola dhe spektakël/ Turneu i Përfaqësueseve Rajonale ul siparin me tre ndeshjet finale, ja të gjitha rezultatet

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit ka ulur siparin ditën e sotme me tre ndeshjet finale për tre grupmoshat e ndryshme, U-13, U-14 dhe U-15.

Talentet

Të treja sfidat u zhvilluan në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Tirana – Korça ishte finalja e grupmoshës U-15, sfidë e fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 4-2. Në ndeshjen e zhvilluar paraditen e sotme, të dyja skuadrat dhuruan paraqitje mjaft të mira, me ekipin e Tiranës që kaloi në avantazh në harkun kohor të 7 minutave, me dy gola të realizuar nga Emiljano Mihana, në minutën e 8-të dhe 10-të.

Në minutën e 15-të, kryeqytetasit realizojnë edhe golin e tretë me Oresti Nelën. Një autogol i Arapit do të ngushtonte rezultatin në 3-1, ndërsa Tirana do të realizonte golin e katërt në minutën e 36-të sërish me Emiljano Mihanën, i cili shkëlqeu me tripletë në këtë sfidë. Endri Agolli realizoi edhe golin e dytë për Korçën, teksa sfida u mbyll me fitoren e Tiranës. Përveç golave kjo sfidë ka dhuruar spektakël dhe futbolllistët e rinj kanë shkëlqyer para syve të trajnerëve të ekpeve Kombëtare të moshave dhe tifozëve të pranishëm.

Tirana_Korca_u13_rajonale_22-1024x683

Në finalen e grup-moshës U-14, Durrësi mundi minimalisht Fierin me rezultatin 1-0. Një ndeshje mjaft e balancuar që u vendos nga një gol i shënuar nga Kolgjini në minutën e 47-të, që i dha fitoren durrsakëve.

Edhe finalja e moshës U-13 ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, me ekipet e Tiranës dhe Korçës, që rivalizuan deri në fund. Djemtë kryeqytetas kaluan në avantazh me Dybelin që në minutën e 2-të, por korçarët barazuan shpejt me Tikon në minutën e 10-të. Ekipi rajonal i Tiranës u rikthye në avantazh menjëherë me Qirkollarin në minutën e 11-të dhe shënuan edhe golin e tretë me Ushan 4 minuta më pas. Gjithsesi, ekipi i Korçës nuk u pajtua me këtë rezultat dhe arriti të barazonte shifrat 3-3 falë dy golave të Çaçellarit. Në minutat e fundit Tirana arriti ta mbyllte me një fitore sfidën, pasi Shpani realizoi golin që vulosi sfidën me rezultatin 4-3.

Durresi_fieri_u14_rajonale_22-1024x683

Pjesë e këtij turneu tradicional tashmë ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grup-moshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, që si qëllim kryesor ka evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i ekipeve kombëtare, për të seleksionuar futbollistët e rinj të ekipeve kombëtare të moshave.

tirana_korca_rajonale_u15_22-1536x1024

Ky turne është fryt i një pune të gjatë, ku trajnerë dhe specialistë të ekipeve kombëtare ndjekin nga afër stërvitjet dhe seleksionimet e ekipeve rajonale në këto tetë zona, ku bëhet edhe përzgjedhja e talenteve të reja që marrin pjesë në këtë turne që zhvillohet dy herë në vit, në muajin maj dhe dhjetor.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Kalendari i ndeshjeve:

U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.09.05.2021 (E hënë)

Tiranë – Lezhë                    2-0

Golat: Arapi 12’, Nela 65’

 

Durrës – Shkodër                6-0

Golat: Dhjari 5’, Xhymerti 19’, Myrta 34’, Bezhi 42’, Dauti 48’, Teferiçi 51’

 

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Tiranë – Durrës                  2-1

Golat: Mihana 19’, Shega 46’ / Myrta 8’

 

Lezhë – Shkodër                  1-3

Golat: Xh. Prendi 16’ / S. Prendi 9’, Fusha 43’, Seferaj 47’

 

U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.09.05.2022 (E Hënë)

Fieri – Gjirokastër               1-2

Golat: Bregovina 18’  / Peçi 22’, Ndreka 24’ (ag)

  

Korçë – Elbasan                 2-0

Golat: Begolli 20’, Nasto 47’

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Korça – Gjirokastër             4-0

Golat: Begolli 8’, Shkëmbi 18’, Asllani 33’, Agolli 36’

Fieri – Elbasani                    1-2

Golat: Sulo 11’ / Dedja 5’, Filja 29’

U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.10.05.2022 (E martë)

Tiranë – Lezhë                       3-4

Durrës – Shkodër                8-1

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Durrës – Lezhë                       3-2

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Tiranë – Shkodër                   0-1

U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.10.05.2022 (E martë)

Fieri – Gjirokastër                        4-1

Korça – Elbasani                              1-0

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fier – Korçë                                       3-0

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Elbasan – Gjirokastër                     4-0

U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.11.05.2022 (E mërkurë)

Fier – Gjirokastër    6-1

Golat: Hyseni 8’, Qemali 10’, Peçollari 20’, 37’, 44’, Kerri 49’ / Guce 6’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Korçë – Elbasan       3-0

Golat: Çaçellari 2’, Çoma 14’, Mema 24’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fier – Korçë  4-4      (2-4 penallti)

Golat: Hyseni 14’, 22’, 50’, Laze 33’ / Mema 5’, Çaçellari 24’, Banushllari 34’, Çoma 38’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Elbasan – Gjirokastër         0-0      (4-2 penallti)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.11.05.2022 (E mërkurë)

Tiranë – Lezhë         3-0

Golat: Mile 22’, Bucka 45’, Shpani 50’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës – Shkodër    0-0      (5-6 penallti)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Tiranë – Shkodër     1-1      (4-2 penallti)

Golat: Koci 40’ / Sukaj 45’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Durrës – Lezhë        0-1

Golat: Bruka 6’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

FINALET

Dt. 13.05.2022 (E premte)

Fituesit e moshës U-15

Tiranë – Korçë         4-2

Golat: Mihana 8’, 10’, 36’, Nela 15’ / Arapi  27’ (ag), Agolli 46’

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz, ora 09:00

Fituesit e moshës U-14 

Fier – Durrës            0-1

Golat: Kolgjini 47’

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz, ora 10:30

Fituesit e moshës U-13

Tiranë – Korçë         4-3

Golat: Dybeli 2’, Qirkollari 11’, Usha 15’, Shpani 50’ / Tiko 10’, Çaçellari 20’, 48’