Talente dhe steka “të vjetra”, Julian Xhafa kampion në 9-gurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 22:18

Talente dhe steka “të vjetra”, Julian Xhafa kampion në 9-gurë

Në bazë të kalendarit vjetor të aktiviteteve, Federata Shqiptare e Bilardos ka zhvilluar kampionatin e 23-të kombëtar të bilardos në disiplinën 9-gurë, eventi që u mbajt për dy ditë në Tiranë, më datat 20 dhe 21 prill.

Xhafa Bilardo

Në kampionat morën pjesë morën pjesë elementë të rinj dhe shumë të talentuar, por gjithashtu edhe ustallarë të vjetër të këtij sporti, steka të mirënjohura në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Pas dueleve me shumë rivalitet mes 84 bilardistësh, në gjysmëfinale u sfiduan Kushtrim Prenga me Besar Spahiun dhe Nik Malai me Julian Xhafën.

Julian Xhafa

Ndeshjet ishin të një niveli ndërkombëtar, duke dhuruar shumë emocione. Në finale arritën të kualifikohen Kushtrim Prenga dhe Julian Xhafa, të cilët matën forcat më pas për titullin kampion. Triumfi shkoi për Julian Xhafën, një mjeshtër i vërtetë i këtij sporti në vendin tonë, i cili numëron në palmaresin e tij 6 tituj kampion kombëtar dhe disa herë fitues i Kupave të Shqipërisë.

renditja

Xhafa është gjithashtu edhe kampioni i parë shqiptar në kampionatin kombëtar të bilardos 2002, ndërsa tashmë i shton koleksionit edhe titullin 2024 në disiplinën 9-gurë. Në fund u mbajt edhe ceremonia e vlerësimit për më të mirët e kampionatin, me bilardon që ul siparin e një prej aktiviteteve më të rëndësishme në rang kombëtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"