“Talent me vullnet të hekurt”/ Rama uron Briken Caljan: Meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 18:40

“Talent me vullnet të hekurt”/ Rama uron Briken Caljan: Meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësin Briken Calja, i cili sot fitoi titullin kampion bote.

rama

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisë thotë se Calja mertin përulje dhe respekt, sepse me talentin dhe vullnetin e tij të hekurt doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin.

Postimi i Ramës

KAMPION BOTE????? Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës?

Sot Briken Calja ka shkruarën historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Calja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi në shtyje dhe dygarësh.

 


View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"