TABELA/ Futbollistët me rrogat më të larta mujore, Mbape dhe Kejn janë më të pasurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 23:41

TABELA/ Futbollistët me rrogat më të larta mujore, Mbape dhe Kejn janë më të pasurit

Transferimi sensacional i Herri Kejn nga Totenhemi te Bajern Mynih u shoqërua me pagë stratosferike. Por në bazë të bilancit nga mediumi ekspert i vlerës dhe përfitimeve të lojtarëve “Transfermarkt” janë publikuar pagat mujore të futbollistëve.

harry-kane-and-kylian-mbappe_1wqyxh23k3dx41sgqegndi4uxb

MË TË PAGUARIT-Në këtë listë janë përfshirë 25 futbollistë që përfitojnë pagat më të majme, e sintetizuar në periudhën mujore. Përgjatë një muaji Kilië Mbape merr 6 mln euro, ndonëse jo e gjithë shuma shkon në xhepat e yllit francez, si pasojë e taksimit. Më pas rreshtohet Kejn, ndjeshëm më poshtë, konkretisht 2.1 mln euro në muaj.

“Magjistarët” e Mançester Sitit Kevin De Bryjne dhe Erling Haland plotësojnë “top 4”-shen e parë. Të tjerë lojtarë nga gjiri i Bajernit që marrin rroga të larta janë edhe Tomas Myler, Manuel Nojer, Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri. Robert Levandovski është i vetëm nga 10 protagonistët e parë që aktivizohet në La Liga (1.87 mln euro).

RROGAT FUTBOLLISTET

“Pyka” e Napolit, Viktor Osimhen, përfaqëson Italinë me 1.5 mln euro. Në rang klubesh, PSG-ja mban “kurorën”, e ndjekur nga Bajerni me 5 të tillë, tregues se bavarezët i kanë ndryshuar politikat, jo vetëm në tregun e transferimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"