Tabela/ Cungu shpall listën e Kombëtares U-19, asnjë lojtar nga Apolonia kryesuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 19:10

Tabela/ Cungu shpall listën e Kombëtares U-19, asnjë lojtar nga Apolonia kryesuese

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur dje një grumbullim 3-ditor me 23 lojtarë, të cilët do të testohen nga stafi teknik, që po përgatitet për të krijuar bazën e skuadrës për miqësoret e radhës dhe eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Armando CUngu

Ndërkohë që trajneri Armando Cungu ka shpallur edhe listën e futbollistëve për këtë grumbullim. Një pjesë e mirë e lojtarëve të ftuar vijnë nga jashtë, Gjermania, Spanja, ndërsa ka edhe një lojtar që vjen nga Kosova. Gjithashtu, në këtë grup janë edhe disa lojtarë, të cilët kanë qenë pjesë e Kombëtares U19 e që aktivizohen kryesisht me klube të kampionatit shqiptar.

Pa paragjykuar asnjë prej futbollistëve, është disi i çuditshëm fakti që skuadra e Apolonisë, e cila kryeson kampionatin e moshës U19, dhe Partizani që ndodhet i treti, nuk kanë asnjë lojtar në këtë listë, ndërkohë ekipe që renditen në fund të renditjes si Internacional, përfaqësohen me tre lojtarë, pa i hequr meritat asnjërit prej tyre. Kombëtarja U-19 do të luajë në mars dy miqësore me Maltën në transfertë.

lista_kombetarja_u19_grumbullim_3_ditor_shkurt_23

Renditja e kampionatit U19

Renditja e kampionatit U19

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"