“Synonte të arratisej në Brazil”, ish-shoku i qelisë zbulon planin e Dani Alveshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 11:53

“Synonte të arratisej në Brazil”, ish-shoku i qelisë zbulon planin e Dani Alveshit

Një ish-shok i burgu me futbollistin Dani Alvessh zbuloi në një rrëfim në një program televiziv në Spanjë se futbollisti brazilian kishte në plan të ikte në Brazil, nëse do t’i jepej lirimi me kusht. Rreziku i arratisjes ka qenë pikërisht arsyeja që tre kërkesat e parashtruara nga mbrojtja e Alvesh u refuzuan nga gjykatat spanjole vitin e kaluar. 

328185861_1850161592020392_4535983309490053737_n

Në një emision në kanalin ‘Telecinco’, gazetarja Silvia Alamo ka folur me një ish-shok qelie të futbollistit, bisedë kjo që do të transmetohet e plotë. 

 “Sapo do t’i jepnin lirimin me kusht, ai do të ikte në Brazil”,- tha personi, identiteti i të cilit nuk u zbulua. “Por këtë a ju tha Dani Alves kështu?”- pyeti gazetarja. “Sigurisht,”- tha burri.  

I akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë në fund të vitit 2022, Dani Alvesh, i cili tashmë ka nisur të dalë në gjyq, kërkoi lirim me kusht në tre raste, duke argumentuar se ai jetonte në qytet dhe se qëllimi ishte të mbronte pafajësinë e tij. 

Megjithatë, gjyqtari e mendoi gjithmonë se, për shkak të gjendjes së tij ekonomike, ekzistonte një rrezik i lartë që ai të ikte në Brazil, vend me të cilin Spanja nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Prandaj, kërkesat e njëpasnjëshme të parashtruara nga mbrojtja e brazilianit u refuzuan. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"