“Synojmë Kupën, jemi kampionët në fuqi”, Tetova: E kam sqaruar punën e dylbive, tani të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 15:40

“Synojmë Kupën, jemi kampionët në fuqi”, Tetova: E kam sqaruar punën e dylbive, tani të…

Egnatia arriti një fitore vetëm në fund përballë Laçit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 0-1. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh tepër i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe se Kupa është një objektiv për të ruajtur titullin.

bandicam 2024-02-21 15-35-57-700

“Mendoj se janë kompeticione ndryshe. Kemi menduar që në kampionat të kemi rrotacion më shumë. Për Kupën ka përgjegjësi më shumë sepse jemi kampionët në fuqi. Kjo ishte më shumë si një fotokopje e asaj ndeshjeje në Rrogozhinë. Besuam deri në fund dhe ja arritëm qëllimit, por mendoj se është vetëm një ndeshje. Kemi dhe një tjetër.

Besova te çunat. Laçi po rrinte poshtë dhe nuk kisha pse kaloja me tre. Normalisht që i kapëm në një moment tranzicioni dhe jam i kënaqur.

Patjetër që do ta synojmë Kupën. Do kemi mundësi prapë që të shkojmë drejt objektivave tona.

Drame sot ishte më mirë se në ndeshjen e kaluar, të paktën taktikisht. Flasim vetëm për atë që unë kërkoj. Pjesa tjetër e ngërçit të vetë janë minutat që ka. Ndeshje pas ndeshje besoj se do të jetë në formën e duhur për të qenë në finale.

Kjo është dhe për meritë të kundërshtarit. Vështirësitë janë dhe duhet të presësh momentin. Këtë i kam kërkuar çunave vazhdimisht dhe të jenë të durueshëm.

Unë e kam sqaruar punën e dylbive. Të kemi suksese në vazhdimësi dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Tetova për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"