Suta largohet nga Devolli, drejt rikthimit si trajner te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 22:12

Suta largohet nga Devolli, drejt rikthimit si trajner te skuadra e…

Pasi mbyllën në mënyrë dramatike vitin 2022, në Gramsh po përgatisin “revolucion” në janar. Gjërat po lëvizin dhe ndryshimi i parë do të vijë në stol. Pasi trajnerin Leonard Toçila e kaluan si ndihmës, prej ditësh po kërkojnë trajner.

Anxhelo-Suta-OK

Dhe duket se e kanë gjetur, pasi po planifikojnë rikthimin e Anxhelo Sutës. I larguar rishtas nga roli i drejtuesit te Devolli, pritet te gramshakët. Ai do të veshë “tutat” këtë herë dhe në stad do të ketë edhe Ervin Ukun.

Elbasanasi shihet si “shpëtimtari” i skuadrës, që rrezikon rënien në Kategorinë e Tretë. Trajneri i ri do të vijë me një plan të qartë, pasi ka gati edhe një listë afrimesh. Kështu që do të kemi një tjetër Gramsh këtë vit me të vetmin objektiv, mbijetesën në këtë kategori.

MARIGLEN MIRAKA -PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"