Supersfida delikate mes Romës dhe Milanit vendos një biletë për gjysmëfinalen, UEFA cakton gjyqtarin më të mirë dhe… Sokol Jarecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 22:10

Supersfida delikate mes Romës dhe Milanit vendos një biletë për gjysmëfinalen, UEFA cakton gjyqtarin më të mirë dhe… Sokol Jarecin

Një nga ndeshjet më delikate të kësaj të enjte në Ligën e Europës është padyshim sfida e kthimit të çerekfinaleve të turneut që luhet në “Olimpico” të Romës, mes verdhekuqve vendas dhe Milanit.

jareci

Skuadra e De Rosit triumfoi 1-0 në ndeshjen e parë dhe ka hedhur në hap të rëndësishëm para drejt kualifikimit, por me kuqezinjtë të cilët padyshim nuk do të dorëzohen në tentativën për të arritur këtë objektiv.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe për këtë arsye, UEFA ka dërguar atje një gjyqtar shumë ekspert, polakun Szimon Maciniak, i cili ka drejtuar ndeshje me shumë rëndësi si finalen e Botërorit mes Argjentinës dhe Francës, apo atë të Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit. Asistentët e tij në fushë, por edhe në sallën e VAR-it do të jenë të gjithë polakë, ndërsa bie në sy se vëzhguesi, do të jetë shqiptar.

UEFA ka caktuar si vëzhgues për punën e xhaketave të zeza, Sokol Jarecin, drejtuesin e Sektorit të Arbitrave në FSHF, i cili prej vitesh mbulon edhe këtë rol në ndeshjet ndërkombëtare. Një vlerësim i rëndësishëm për Jarecin, i cili do të ketë për detyrë të raportojë për performancën e një prej gjyqtarëve më të mirë në qarkullim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"