Superliga e Kosovës/ Ballkani i Ilir Dajës fiton në transfertë, triumfojnë edhe Drita me Gjilanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 18:57

Superliga e Kosovës/ Ballkani i Ilir Dajës fiton në transfertë, triumfojnë edhe Drita me Gjilanin

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e sotme të vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

gdfhfh

Ballkani i Ilir Dajës fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën me Feronikelin. Golat u shënuan nga Nazmi Gripshi me penallti dhe senegalezit Danfa.

Drita triumfoi 4-2 përballë Lirisë së vendit të fundit, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin dardan. Maliqi, Krasniqi, Domi (aut) dhe Dabiqaj ishin autorët e golave për skuadrën nga Gjilani.

Tri pikë të arta për mbijetesën siguroi edhe Gjilani falë suksesit 1-2 kundër Prishtinës. Miqtë iu falën golave të Shabanit dhe Ismajlit, ndërkohë që nuk pati vlerë për kryeqytetasit realizimi i Nimanit.

RENDITJA

afd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"