Superkupa e Shqipërisë / Nis shitja e biletave për sfidën Partizani–Egnatia, ja si variojnë çmimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:22

Superkupa e Shqipërisë / Nis shitja e biletave për sfidën Partizani–Egnatia, ja si variojnë çmimet

Ditën e mërkurë me 20 dhjetor është planifikuar të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Egnatias.

DSDSDS

Kjo përballje do të zhvillohet në “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, ndërkohë ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat, të cilat variojnë nga 500 lekë në 5000 mijë lekë.  

Bëhet me dije se biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do. 

Procedura se si blihet bileta online: 

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. 

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. 

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) 

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. 

superkupa_biletat_cmimet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"